Këta janë familja Cara,ngelën viktima të tërmetit

Almiri 29-vjeçar dhe Stela, e fejuara e tij 20-vjeçare, u shuan nën rrënojat e pallatit në Thumanë në një moshë të re, kur sapo kishin nisur planet për të kaluar jetën bashkë.

Erisa Cara 25 vjeçare, vëllai tjetër i saj Hasani, 18 vjeç, nëna e tyre Fatmira 53 vjeç, janë familja që u shua nga tërmeti i së martës që shkundi Shqipërinë duke lënë dhjetëra viktima.
Në njoftimin e ndarjes nga jeta të tyre, janë edhe Anthi Cara, vajza e xhaxhit të tyre, dhe mbesa e saj Sadajana, vetëm 21 vjeç.

Almir Cara mbijetoi, pa e ditur se në Thumanë sot u dha lamtumirën e fundit bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

E mbijetuar është edhe Lindita Cara, nëna e Sadajanës, e cila shpëtoi nga një mrekulli pas orëve të tëra nën rrënoja duke u nxjerrë gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Loading...