Këta janë kandidatët për Primaret që patën përplasje me armë zjarri

Personat në foto janë Kastriot Marku dhe Vani Rica anëtar i Partisë Demokratike Kurbin.

Rica 53 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar në ajër më armë zjarri pas një sherri për Primaret me Kastriot Marku, nënkryetar i PD-së dega Kurbin.

Mësohet se fillimisht mes tij dhe nënkryetarit të PD-së në këtë degë Kastriot Marku, na nisur një debat në lidhje me kandidatët që do të garojnë në Primare.

Por sherri ka agravuar dhe Rica ka nxjerr armën e ka qëlluar në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar, ndërkohë që Rica është shpallur në kërkim nga policia.

Loading...