Këta janë tre të miturit shqiptarë të zhdukur prej vitesh (emrat/foto)

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Në portalin botërorë për fëmijët e zhdukur, Global Missing Children’s mes rasteve të shumta të fëmijëve që ende rezultojnë të zhdukur janë edhe tre shqiptarë.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura. Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

Loading...