Këto 10 libra cdo grua duhet t’i lexojë, të paktën një herë në jetë

1. “Gra të vogla”, Louisa May Alcott

“Gra të vogla” është janë një klasik i dashur i shekullit të 19-të, që ende lexohet sot dhe i pëlqen të gjithëve, veçanërisht grave nga e gjithë bota. Romani flet për katër motra që rriten së bashku, për dashurinë familjare, për rivalitetet mes tyre, për kërkimin e identitetit, për dashurinë dhe marrëdhëniet, varfërinë, pasurinë, përparësitë në jetë dhe, më e rëndësishmja, përqëndrohet në pavarësinë e femrave. Në atë kohë, një grua e re nuk mund të konkuronte me shokët e saj meshkuj. Ky roman thyen stereotipet.

2. “Krenari dhe paragjykime”, nga Jane Austen

Ky libër është konsideruar si një i preferuar personal nga shumë gra. Një nga veprat më të famshme të Jane Austenit, “Krenari dhe Paragjykime”, ofron dy mësime të vlefshme në jetë që çdo vajzë duhet të mësojë: përshtypjet e para nuk janë gjithmonë të duhurat, dhe secili ka nevojë për shanse të dyta. Gjithashtu mëson se kur bie në dashuri, krenaria duhet të ketë përulësi, dhe paragjykimet duhet të zhduken.

3. “Matilda” nga Ronald Dahl

Matilda është një vajzë e re, e cila është lënë pas dore nga familja e saj. Ajo është e zgjuar dhe shumë e talentuar. Më vonë zbulohet se ajo zotëron fuqi magjike. Dhe kjo fuqi inkurajohet më shumë, nga një mësues i mirë i klasës së saj. Më pas, Matilda merr kontrollin e jetës dhe vendos fatin e saj. Ky roman për fëmijë është i rëndësishëm për një grua, sepse mëson që ajo ka vlerë, përtej asaj që të tjerët shohin tek ajo.

4. “Të vrasësh zogun që përqesh”, nga Harper Lee

Një klasik i bukur, ky roman merret me një protagoniste 6 vjeçare, e cila spikat si ikonë feministe dhe që refuzon të pranojë standardet e shoqërisë, në vend të kësaj bën përpjekjepër të nxitur barazinë gjinore. Romani i vendos ngjarjet gjatë Depresionit të Madh, dhe deri sot, mësimet e jetës së protagonistes janë të zbatueshme për lexuesit e kohëve moderne.

5. “Ditari i një vajze të re” nga Anne Frank

Gjatë pushtimit nazist të Holandës, mijëra hebrenj u larguan e u fshehën. Anne Frank ishte një prej tyre. Dhe ajo që e bën atë të veçantë dhe të dashur për miliona njerëz në mbarë botën, është ditari që ajo shkroi gjatë kohës që qëndroi e fshehur. Ky ditar i famshëm tregon, sidomos për gratë e reja anembanë botës, detajet e vogla të një vajze të re që rritej: ndërgjegjja tipike e vajzave, miqësia me vajzat e tjera, pëlqimet e djemve, si ka ndikuar në jetën e saj pesha historike, dhe vetmia e saj.

6. “Unë e di përse këndon zogu në kafaz” nga Maya Angelou

Maya Angelou e shkroi këtë autobiografi në vitin 1969. Ky roman është një shembull i fortë se si një grua mund të qëndrojë e fortë, pavarësisht nga padrejtësitë shoqërore dhe personale. Me luftën kundër racizmit, seksizmit dhe traumave personale, ky libër tregon se sa e lehtë është të brendësosh këto forca negative dhe sa e fuqishme mund të bëhet një grua duke u rezistuar atyre.

7. “Ella e magjepsur”, nga Gail Carson Levile

Ella është inteligjente, e mprehtë dhe aventureske. Ajo është si Hirushja moderne por me një ndryshim. Ajo ka një princ simpatik që bie në dashuri me të dhe nuk është ai, por Ella, e cili është e aftë të shpëtojë veten. Ky libër tregon një heroinë të pavarur që lufton kundër mallkimit të bindjes dhe nuk ka nevojë për një kalorës me armaturë argjendi për ta shpëtuar.

8. “Ngjitja e Esperanzas” nga Pam Munoz Ryan

Ky roman për të rritur është vendosur gjatë Depresionit të Madh. Ngjarjet zhvillohen në Meksikë dhe Kaliforni. Esperanza është një vajzë e pasur që lufton kur familja e saj bie në varfëri. Historia është një reflektim mbi pikënisjen për vajzat që fillojnë të mësojnë për jetën e emigrantëve, mbivendosjen e kulturave dhe sfidën e varfërisë.

9. “Bossypants” nga Tina Fey

Kush tha se gratë nuk mund të jenë me humor? E pra, komediania Tina Fey e di mirë rrugën e saj në botë, për të rrëfyer se gratë mund të jenë argëtuese. Kjo autobiografi komike gjithashtu hedh dritë mbi mësimet e vlefshme rreth feminizmit dhe imazhit të trupit, diçka që çdo grua duhet ta mësojë.

10. “Inkheart” nga Cornelia Funke

Meggie dhe babai i saj kanë një fuqi të veçantë: kur lexojnë me zë, të këqinjtë e fantazisë hyjnë në botën reale. Një natë, kur babai i saj po lexonte me zë një libër, zogjtë hynë në dhomën e tyre të ndenies dhe e lanë Meggiën pa zgjidhje tjetër, përveçse ta luftonte atë dhe të shpëtonte. “Inkheart” është një libër për aventurën e fantazisë, për feminizmin e fortë, për imagjinatën, dhe më e rëndësishmja, për jetën.

Një libër mund të jetë miku më i mirë i një gruaje. Librat mund të frymëzojnë për të bërë kaq shumë gjëra, për të kapërcyer emocionet, për ta kuptuar qëndrimin e dikujt në këtë botë dhe, sigurisht, të frymëzojnë për të qenë e pavarur dhe të ngresh zërin për barazinë gjinore. Një grua duhet të lexojë shumë libra për të patur një kuptim më të mirë të botës dhe vendit të saj në të. / Bota.al

Loading...