Përveç medikamenteve apo kurave të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund të ndihmojnë në procesin e tretjes.
Frutat e malit
Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat e ëmbla, luleshtrydhet dhe mjedrat mund të ndihmojnë me konstipacionin. Vetëm 1 filxhan luleshtrydhe të freskëta siguron 3 gram fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.
Kivi
Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur “actinidain”. Kjo enzime ka efektin e ngjashëm sikurse dhe enzima bromelainë që vepron si katalizator për tretjen e proteinave.
Një studim i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re përmirësime. Po ashtu, si këshillë shtesë ju themi se nuk ka asgjë më të shëndetshme dhe më të dobishme për tretjen se sa një sallatë e përgatitur me kivi, papajë dhe ananas.
Ananasi
Ky fryt i bukur përmban një enzimë kruciale të quajtur bromelainë, e cila ndihmon tretjen. Bromelaina është një lloj enzime, që përshpejton reaksionin biokimik, duke e bërë ideal për të asistuar në tretje dhe te proteinat e tjera.
Ananasi gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe është ideal për ta kombinuar me sallatë për drekë, sepse është lloj fryti që kombinohet lehtë me të gjitha llojet e ushqimeve.
Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet me tretjen.
Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten në to dhe nxirren jashtë.