Ato kanë qenë të forta, të afta, të talentuara, por në të njëjtën kohë edhe shumë të bukura.
Disa nga femrat më të bukura të ekranit dhe shoqërisë shqiptare ndër 100 vite.
Mbretëresha Geraldinë
Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja e bukur mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës, shkruan shekulli.
Sara Blloshmi
Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes ty
Musine Kokalari
Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin.
Margarita Xhepa
Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”.
Edi Luarasi
Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme. Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.
Rajmonda Bulku
Në vitet 80 kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku.
Liljana Kondakçi
Jo vetëm një këngëtare e suksesshme, ku numëron shumë çmime të para në karrierën e saj artistike, por në të njëjtën kohë edhe një nga femrat më të bukura të festivaleve, të viteve 60-70 në Shqipëri.
Parashqevi Simaku
Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “YouTube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar. Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve.
Eli Fara
Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Valbona Selimllari
Është shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar.
Tefta Tashko Koço
Tefta Tashko Koço (lindur si Tefta Tashko; Faiyum, Egjipt 2 nëntor 1910 – † Tiranë 30 dhjetor 1947) këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare dhe Artiste e Popullit e Shqipërisë.
Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921.
Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit.
Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare.
Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali.
Tefta Tashko u martua me Kristaq Koçon dhe pati një djalë me të, dirigjenitin Eno Koço, Arstist i Merituar.