Muaji i ri që sapo nisi, do të ketë sipas yjeve shumë surpriza, ekonomike për disa shenja të Horoskopit. Tre më me fat në zodiak do të shohin të ardhurat e tyre të rriten dhe xhepat e tyre të “fryhen” me para. Lexoni më poshtë se cilët janë ato që do të kenë fat kët muaj për të bërë atë që duan:
Dashi:
Viti që ka nisur disa muaj më parë siç e kemi thënë tashmë është veçanërisht i favorshëm për financat tuaja. Përpjekjet dhe puna juaj e palodhur tani do të fillojnë të japin fryte, ndaj përgatituni për një sukses të madh financiar që do të fillojë në maj dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit. Të paktën deri atëherë jeni të favorizuar astrologjikisht në këtë fushë. Nga atje, varet nga lëvizjet, strategjitë dhe planifikimi juaj. Nga data 10 maj e në vazhdim, Jupiteri në veçanti, planeti i zgjerimit do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut dhe kështu do t’ju ndihmojë të arrini atë që keni në mendje. Kështu që nga mesi i muajit e në vazhdim i keni të gjitha mundësitë për të fituar para. Nëse keni menduar të investoni tani është koha.
Virgjëresha:
Edhe ju Virgjëreshat jeni në listën e shenjave me fat që do të merrni para. Në fakt, “çelësi” i suksesit tuaj financiar do të jenë bashkëpunimet e reja që do të vijnë së shpejti. Deri në datën 10 maj, veçanërisht Virgjëreshat e dekadës së 1-rë, do të shihni që ju vijnë mundësi që do të premtojnë fitime të menjëhershme. Gjithsesi kah fundi i muajit duhet të bëni pak kujdes që të mos humbisni brenda një nate atë që do të nxirrni më parë! Në përgjithësi, periudha nga data 2 deri në 28 maj është shumë e favorshme për ju dhe me çfarë lëvizjesh të drejta do të dilni fitimtarë në financat tuaja!
Peshqit:
Ju e mirëpritni majin plot shpresë dhe optimist dhe keni besim se jeta juaj do të hyjë në një rrjedhë shumë më të favorshme tani e tutje! E vërteta është se kjo forcë e brendshme që keni gjatë kësaj kohe, do t’ju mbështesë ndjeshëm dhe do t’ju bëjë të ecni përpara me guxim dhe të arrini gjëra të rëndësishme. Nga data 2 maj deri më 28 ju jeni shumë të favorshëm në sektorin financiar dhe do të shihni që jeta juaj të hyjë në një rrjedhë të re dhe financat tuaja të kenë një trajektore shumë më të qetë dhe në rritje! Jupiteri është në shenjën tuaj të zodiakut që nga fillimi i vitit dhe do të qëndrojë aty deri më 10 maj dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë në planet tuaja. Faktori i fatit është në anën tuaj dhe rrethanat ju favorizojnë që pas një kohe të ndjeni se disa gjëra në jetën tuaj jepen më bujarisht./abcnews.al