Shtëpia e Foshnjës Vlorë.
5 punonjëse të Shtëpisë së Foshnjes në Vlorë, 4 edukatore
dhe 1 kuzhiniere, 58 ditë pa shkuar në shtëpi!
Prej nisjes së izolimit social për shkak të pandemisë nga Covid-19, nga data 1 Mars 2020, 5 punonjëse të Shtëpisë së Foshnjes në Vlorë, 4 edukatore dhe 1 kuzhiniere,
jetojnë bashkë me fëmijët e këtij institucioni.
Kanë 58 ditë pa shkuar në shtëpi, për t’i mbrojtur fëmijët nga rreziku i Koronavirusit. Komunikimi i vetëm me familjet e tyre, janë aplikacionet e celularit.
Pritet që në datën 1 Maj ato t’i japin fund karantinimit rekord dhe të rrallë e të shkojnë pranë faniljeve të tyre!
Stafi drejtues i Shtëpisë së Foshnjes në Vlorë ka publikuar një album me foto në shenjë mirënjohjeje për stafin e karantinuar të Shtëpisë së Foshnjës Vlorë