Këto janë informacionet e rëndësishëm që iranianët kanë hakeruar/ Artan Hoxha plas informacionin ‘bombë’

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se hakerat iranianë kanë arritur të kenë në duar edhe informacione që lidhen me regjistrin banker të Shqipërisë.

Duke ju referuar një liste të publikuar nga vetë faqja Homeland Justice, Hoxha tha se se megjithatë ne nuk kemi dijeni se çfarë informacioni është tashmë në duart e hakerave iranianë.

“Ditën e parë kur kanë hakeruar të dhënat kam parë serverat e institucioneve shqiptare të goditur nga hakerat iranianë.

Ata çdo javë hedhin diçka. Midis atyre serverave janë serverat e institucioneve kryesore, tatime, gjykata, Avokati i Popullit, bashkia Tepelenë, Pogradec, të dhëna të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Por mbi të gjitha, aty është edhe regjistri banker i Bankës së Shqipërisë. Ata kanë nxjerr një listë serverave që sipas tyre i kanë sulmuar. Ne nuk e dimë çfarë kanë marr ata”, tha Hoxha.

Loading...