Këtu jetojnë shumë dykëmbësha me gjak të helmuar! – Nga Arben Duka

Kètu jetojnè shumè dykèmbèsha me gjak tè helmuar!

Negociatat ende,

nuk kanë përfunduar,

po këtu ka njerëz,

me gjak të helmuar!

Njerëz që Atdheun,

e qëllojnë me gurë,

duan negociatat,

të mos hapen kurrë!

Komisioni thotë,

punë e lavdëruar,

mirëpo birbot thonë,

asgjë s’është plotësuar!

Ne që duam vendin,

nuk jemi të dehur,

ministrat e jashtëm,

ende nuk janë shprehur!

Dihet nga të gjithë,

nuk është aq e lehtë,

t’i bësh në një mëndje,

plot njëzet e tetë!

Po këtu ata,

me gjak të helmuar,

për një lajm të keq,

janë të lumturuar!

Pjesa më e ndyrë,

e rracës shqiptare,

këtë lumturi,

nuk e fshehin fare!

Vetiun e tyre,

hiç nuk e maskojnë,

dalin në ekrane,

edhe bilbilojnë!

Mohojnë e mohojnë,

çdo arritje tonën,

flasin sikur flet,

Lulashi me Monën!

Dihet që ata,

s’duan përparim,

se çdo gjë e lidhin,

me emrin Edvin!

Nëse ato hapen,

o ti krye-pleh,

s’hapen për Edvinin,

po hapen për ne!

S’hapen as për ju,

more maskarenj,

se jini parallinj,

shumë të mëdhenj!

Me paret që kini,

jini në Europë,

veç popull’ i shkretë,

lëngon poshtë në gropë!

Ministrat e Jashtëm,

janë gjithë orekse,

edhe për mosçeljen,

mund të gjejnë pretekste!

Ata asnjëherë,

s’na i kanë bërë mbarë,

po ne-këtu brenda,

jemi të përçarë!

Një kusht kryesor,

fiks për këtë ditë,

qenë dhe marrëdhëniet,

pozitë-opozitë!

Vendi në Qershor,

do të qe në festë,

nëse opozita,

s’do qe në protestë!

Neve na djeg kot,

Europa plakë,

jo më kur sheh vendin,

në zjarr e në flakë!

Dihet që këtu,

s’janë ndëshkuar vjedhjet,

janë djegur mandatet,

janë braktisur zgjedhjet!

Me luftë-opozita,

vendin kërcënon,

kjo gjë negociatat,

aspak s’i ndihmon!

Ç’gjarpërinj që rrit,

Shqipëria ime,

fluturojnë nga gazi,

kur kemi dështime!

Dhe Maqedonia,

luftë kundër çdo horri,

sa kundër Gruevskit,

fletë arresti nxori!

Si Zot i paprekshëm,

na dukej ky pis,

por u tremb nga burgu,

ndaj u arratis!

Dhe këtu ku ka,

korrupsion e dhunë,

ca urdhër-arresti,

do të bënin punë!

I njohin shqiptarèt,

lista është e gjatë,

tek ish pushtetarët,

ka plot kandidatë!

Tek ish pushtetarët,

dhe këta që janë,

mund të mbushen plot,

gjithë burgjet tanë!

Ndaj edhe Reforma,

për vdekje i tremb,

po s’pati ndëshkime,

para s’shkon ky vend!

E sigurt që burgjet,

do t’i popullojnë,

ata që me luftë,

sot na kërcënojnë!

Duhet drejtësisë,

t’i rikthehet vula,

fut nja dhjetë në burg,

të gjithë bëhen pula!

Fut nja dhjetë në burg,

por jo fukarenjtë,

njerëz të pushtetshëm,

dhe paramëdhenjtë!

A.DUKA

Loading...