Këtu ka pak fare pak njerëz të mirë, ka histori në të shkuarën…po a do të ketë histori në të ardhmen… – Nga Përparim Kabo

Mengjesi gdhiu me shi. Nje shi i imet i shtruar i pazhurmet.Ne oren 7 nisej autobuzi nga Permeti per ne Korce.

Me duhej ta merrja per ne Erseke.Kur mbrita te autobuzi kishte fare pak njerez …nje grua dhe nje burre.Ne 7 e pese autobuzi u nis…Ne timon shoferi perbri tij pronari dy permetaret dhe une.

Rruga deri ne Carshove per hibret..Ata nisen biseden…njiheshin me njeri tjetrin.Tema e pare femijet …si i ke pyeti burri Permetar shoferin? Mire i tha ai pa e kthyher koken…jetojne mire.8 ore pune pastaj ne shtepi…po punoj turne nate marin dy dite pushim.

Oret jashte orarit paguhen…Cdo benin ketu mbaruan shkollen dhe tre vjete mbeten pa pune.Iken ne Itali…Po ti i tha shoferi si i ke? Shume mire i tha cte benin ketu iken ne Gjermani…infermier atje.Pastaj e mori llafin pronari autobuzit dhe tregonte per femijet qe i kishte ne Amerike…Une shikoja Vjosen qe rridhte dhe Dhembelin me debore…I kujt do te jete ky atdhe mendoja…Pastaj foli gruaja.

Kishte punuar mami dhe kishte pension te ulet…115 mije me zuri…i ulet.40 vjete kishte punuar …mezi me mbriti 200 mije.Eh ja preu permetari po vellai i saj agronom punoji 40 vjete agronom dhe i doli 80 mije leke…Kjo bisede me dhembi.

Kujtova nje bisede televizive ku nje thoshte ne te gjithe Europen levizin…ikin nga e gjithe Europa….po more ikin po nuk ikin si te varfer e te papune…Dikur ne Frasher kishte nje shkolle e mesme me 400 nxenes dhe konvikt tani ska me asnje nxenes…kishte dhe spital…tani ska….Pastaj biseda e tyre vazhdoi per cilesine e ushqimeve…Permetari ishte mesues dhe kete vit dilte ne pension 42 vjete pune…tregonte per punet qe bente ne fshat…grurin e mbillte vete..Eh thash me vete.
Ketu ka pak fare pak njerez te mire ka histori ne te shkuaren…po a do te kete histori ne te ardhmen…
Jemi ende rruges
4 maj 2019 pkabo

Loading...