Kiara shpërthen në lot pas sherrit me Efin, ja premtimi që i bën Luizi

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar ka patur debate të forta në shtëpinë e Big Brother mes Kiarës dhe Efit.

Kiara i është drejtuar duke i thënë se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i ka kërkuar që nervat me Luizin të mos ia shkarkojë asaj.
Nga ana tjetër Efi iu përgjigj që e ka falur dhe toleruar njëherë dhe nuk do të bëjë për së dyti, duke e quajtur dhe mashtruese.

“Të fala njëherë nuk të fal dy herë. Të tolerova, nuk toleroj më. Mos bëj viktimën. Ti je mashtruese”, i është drejtuar Efi.

Pas debatit, Kiara është larguar dhe është përlotur duke i rrëfyer Luizit se nuk mundet të vazhdojë më këtë lojë. Ky i fundit është shprehur se nëse Kiara do, e bën Efin që të marrë valixhet dhe të lagrohet nga shtëpia.

“Nëse ti don që unë me e bo atë vazjë me marr valixhet e me dal, nëse do ta marr hakun unë ta marr por ti nuk shkon në finale.

Unë dua të marr hakun e këtyre lotëve s’më intereson gjë tjetër. Nëse ti do të marr hakun ta marr shumë thjeshtë që sonte.

Nëse ti do të shkosh në finale, bëj ballë gjithë shtëpisë që e kundër”, tha Luizi.

Loading...