Kiara Tito merr dhuratën e veçantë nga fansja

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është kthyer në një personazh shumë të komentuar që pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 2”. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët morën herë pas here mesazhe nga fansat, të cilët u shprehnin dashurinë që kishin për ta.

E mesa duket kjo dashuri vijon edhe jashtë. Madje, një fanse ka vendosur që t’i vendosë emrin vajzës së saj Kiara. Ajo i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur.

“Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë”– i thotë nëna e re.

Teksa moderatorja ka ndarë këtë mesazh me ndjekësit e saj, ajo bashkëngjitur me të shkruan:

“Me jetë të gjatë Kiara e vogël”.

Loading...