Kiçja çon Dr. Skerdin në ‘Shihemi në Gjyq’/ Ajo kërkon të bëjë ndërhyrje në pjesët intime, por doktori…

Kristiana, një personazh i njohur në rrjetet sociale si Kiçja ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në gjyq” mjekun Skerdi Faria.

Duke patur një numër të konsiderueshëm ndjekësish në instagram, Kiçja fitoi një konkurs nga i cili do të përfitonte operacione estetike në klinikën që drejton doktor Skerdi.

Si fillim ajo bëri operacion hundën, buzët dhe veshët dhe në këmbim duhet t’i bënte publicitet klinikës në rrjete sociale.

Kjo marrdhënie vazhdoi normalisht deri përpara pak kohësh kur Kiçja pretendon se doktori nuk i përgjigjet më në telefon e as nuk i përmbahet kontratës noteriale mes të dyve për të kryer operacione estetike në vazhdimësi.
Kicja kërkon të bëjë operacion gjoksin e vi**et por doktori ka një shpjegim profesional përse nuk mund t’ia ofrojë: ajo nuk ka dhjam për të mbushur “pjesët që i mungojnë”.

A do arrijnë të merren vesh palët me njëra – tjetrën pa shkuar në gjyq? Seancën mund ta ndiqni tani direkt në TV Klan. A do arrijë Eni Cobani t’i bëjë dy protagonistët të gjejnë gjuhën e përbashkët?

Loading...