Kievi paralajmëron sulm ajror nga Rusia, lëshohet thirrje urgjente për qytetarët e Ukrainës

Një paralajmërim për sulm ajror është lëshuar nga qeveria e qytetit të Kievit.
Të gjithë banorëve u kërkohet të kërkojnë strehimore nëntokësore. Sirenat e ajrit mund të dëgjohen në të gjithë Kievin.

Më herët trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka akuzuar Putinin se po e zhyt Evropën në kohën e saj më të errët që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në 1939 dhe u kërkoi aleatëve të Kievit që të godasin Rusinë me sanksione menjëherë.

Loading...