Kim argëtim dhe ping-pong me një grup fëmijësh te Liqeni Artificial: U argëtuam

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, shprehet se ka kaluar një ditë të bukur nga Liqeni Artificial, ku ka kaluar kohë me disa fëmijë duke luajtur ping-pong.

Ajo përmes rreshtave përshkruar lojën e Inës dhe Nikolas, dy prej fëmijëve me të cilët u taku ambasadorja, “Nga mesi i lojës raketa e Inës u thye. Çfarë bëri Nikola? I kërkoi Inës që ta mbante ai raketën e thyer. Ina fitoi një pikë, dhe çfarë bëri? Nguli këmbë që ta marrë përsëri raketën e thyer. Në fund nuk e kuptuam se kush e fitoi lojën po kjo nuk kishte rëndësi sepse ne u argëtuam aq shumë me lojën e tyre, shakatë që bënim duke bërë fytyra qesharake.”
Në fund të postimit ajo thotë se bëri një lojë ping-pong me Edin, i cili sipas saj e mbajti me hatër.

“Faleminderit fëmijë për sportivitetin tuaj dhe të qeshurat. Ju jeni më të mirët”, shkruan Kim.

Loading...