Kina lëshon sondën hënore për eksplorimin e Hënës

Sonda hënore e Kinës Chang’e-4 u lëshua herët mëngjesin e së shtunës dhe pritet të kryejë për herë të parë në historinë e njerëzimit uljen dhe eksplorimin në anën e prapme të Hënës, sipas CRI-së.

Raketa bartësja e tipit “Marshim i Madh 3B”, që transportoi një zbritës dhe një rover, u nis në orën 2:23 nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xichang të Kinës Juglindore, duke hapur një faqe të re të eksplorimim hënor botëror.

Sipas Administratës së Kërkimeve Hapësinore Kombëtare të Kinës, misioni i Chang’e-4 përfshin vëzhgime astronomike në frekuencë të ulët valësh, studim të terrenit dhe relievit hënor, kërkim për përbërjen minerare dhe strukturën e sipërfaqjes së imët dhe matje të rrezatimit të neutronit dhe atomeve neutrale në anën e errët të Hënës.

Kina mirëpret bashkëpunim ndërkombëtar për programin e saj të eksplorim hënor dhe këtë herë, raketa barti edhe katër pajisje shkencore të zhvilluara nga shkencëtarët holandezë, gjermanë, suedezë dhe sauditë.

Lëshimi i së shtunës ishte misioni i 294-t i raketa bartëseve të serisë “Marshimi i Madh”.

(BalkanWeb)

Loading...