Kinematografia në zi, ndërron jetë regjisori i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë për botën e kinematografisë. Është shuar në moshën 70-vjeçare regjisori i njohur Vladimir Kasaj.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisorit e kanë bërë me dije familjarët e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se Kasaj ka ndërruar jetë për shkak të një Ishemie cerebrale, është një gjendje që ndodh kur nuk ka rrjedhje të mjaftueshme të gjakut në tru për të përmbushur kërkesat metabolike. Kjo çon në furnizim të kufizuar me oksigjen ose hipoksi cerebrale dhe çon në vdekjen e indit të trurit.

“Të nderuar të afërm dhe miq, Me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja” shkruan familja në rrjetet sociale.

Kasaj është autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’. Kasaj i takon brezit të regjisoreve të viteve ‘70, ‘80, ndërsa la pas një prodhimtari të gjerë filmike.

Për tre vjet studioi në Institutin e Kinematografisë në Bukuresht . Është diplomuar për regji në Degën e Dramës në Institutin e Arteve në Tiranë . Pas diplomimit, në vitin 1976 filloi punën me Film Studio Noëa Albania ( Alb. Kinostudio Shqipëria e Re) si asistent regjisor Dhimitri Anagnosti dhe Spartak Pecani . Në vitin 1979 filloi punën me televizionin , për të cilin realizoi filmin e tij të parë të pavarur – Ditët, që sollën pranverën . Në Një natë nëntor ai luajti edhe si skenarist.

Loading...