Kinematografia shqiptare percolli sot engjellin e saj.
Si nje nder pionieret e kinematografise shqiptare pas mbylljes se kinostudios, Gjergji ishte nga te paret qe preku sukseset nderkombetare me filmat e tij duke marre pjese ne festivalet me te mire te botes si Cannes, Venecia, Sundance, Tokio etj., duke ngjallur kuriozitetin e kritikes dhe industrise nderkombetare ndaj kinematografise shqiptare.
Ky ishte nje kontribut i cili nuk duhet harruar. Cdo sukses i sotshem eshte vazhdim i atyre sukseseve te para kur filmi SLOGANS u be perfaqesuesi me i mire i kesaj kinematografie.
Ne aktivizimin e tij qe ne ditet e para ne krijimin e Fakultetit te Regjise se Filmit dhe Televizionit, prane Universitetit te Arteve, Gjergji i dha gjurmen e identitetit te tij artistik asaj shkolle.
Breza te tere studentesh u krijuan ne ate shkolle duke krijuar shpresen per nje “nouvelle vague” te kinematografise sone te re.
Nuk i shkeputi lidhjet me studentet e tij edhe ne momentet me te veshtira te jetes, duke u bere ne te gjithe kuptimin e fjales nje engjell mbrojtes per ta dhe studentet kete perkujdesje dhe kete dashuri e perceptuan.
Dhe ska fat me te madh per studentin kur gjen nje engjell.
Sot ishte lamtumira e fundit per kete engjell, i cili shpresojme te mbroje akoma kete kinematografi dhe keta regjisore te rinj, sepse kane kaq shume nevoje per mbrojtje dhe mbeshtetje.
Pavaresisht perballjes ne nje bote shume kompetitive, me mundesi shume me te medha financiare krahasuar me mundesite tona modeste regjisoret dhe filmat tane konkurojne vazhdimisht me dinjitet ne festivalet me te mira nderkombetare dhe vleresohen nga kritika dhe profesionistet me te mire te industrise kinematografike boterore.
Nuk ka pershendetje me te mire per engjellin tone se sa pjesmarrja e filmit OPEN DOOR ne Festivalin e Sarajeves dhe te gjitha duartrokitjet e publikut per filmin e Florencit, shkuan nga Sarajeve ne Tirane per Gjergjin i cili percillej nderkohe i rrethuar nga miqte, shoket, koleget, bashkepunetore, studentet, admiruesit e kinematografise se tij dhe te kinematografise sone.
“Engjejt jane larg” shkruan Gerta e deshperuar pas ikjes te papritur te dy miqve tane, duke ju referuar titullit te filmit te Gjergjit.
Engjejt jane lart por jo larg, ata nuk ikin, jane aty dhe do ta ndjejme prezencen e tyre kur ne te kemi vertet nevoje per ta./Ilir Butka