Kisha e Peshkëpisë në Dropull u shpëtua nga rrënimi për të qenë shumë shpejt e hapur për besimtarë e turistët.
Kryeministri Edi Rama evidentoi sot punimet që po bëhen në këtë destinacion kulti, që po i nënshtrohet restaurimit, pas një harrese shumëvjeçare.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kisha e Peshkëpisë në Dropull që u shpëtua nga rrënimi për të qenë shumë shpejt e hapur për besimtarë e turistët ju uroj një javë të mbarë”, thotë Rama.
Kisha e Peshkëpisë është një nga më të rrallat e arkitekturës bizantine dhe artit të hershëm mesjetar. Ndërtimi i saj fillestar daton në vitin 619, ndërsa formën aktuale e mori në shekullin XI.
Tashmë ky destinacion kulti po i nënshtrohet restaurimit, pas një harrese shumëvjeçare për t’u kthyer në një vend të denjë për turistët vendas dhe të huaj.
Janë 33 kantiere restaurimi në objektet e trashëgimisë në gjithë Shqipërinë, kjo pasi këto objekte të trashëgimisë tonë kulturore janë asete të vyera të cilat ndërthurin historinë dhe kultin dhe e bëjnë vendin tonë të ketë një turizëm religjioz të denjë./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/744476849232859/?t=0