Kisha e rrallë e Shën Marmiroit në Orikum!(video)

Kisha e Marmiroit është një objektet e kultit më të veçanta në zonën e Orikumit, Vlorë.

Ajo mendohet se është ndërtuar në shekullin e XII dhe struktura e saj është ngjashme me pak kisha në Ballkan.

Kisha është e ndërtuar me gurë të papunuar .

Për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik.

Mendohet se ky objekt i përkiste dikur një manastiri të vogël. Kjo tezë mbështetet në gjurmimet dhe studimet shumëvjeçare të Institutit te Monumenteve të kulturës në Tirane.

Sipas botimeve të studjuesve Piro Thomo karakteristike e kishave në formë kryqi me kupolë është se ato ndeshen vetëm në manastire.

Ndërsa nga mbikëqyrja e vendit vihet re se muret e Narteksit dhe disa të tjera rreth Kishës janë në gjendje të rrënuar.

Nga to ruhen deri më sot mbeturinat e një oxhaku, një dritareje dhe disa kamare të cilat menjëherë të krijojnë idenë se ato i përkisnin dikur veçse konakëve të një manastiri.

Në vitin 1971 kur Instituti i Monumenteve të kulturës e mori nën kujdesin e tij këtë objekt ai ndodhej në gjendje pothuajse të rrënuar.

Nën drejtimin e Prof. Dr. Aleksandër Meksit kisha u rindërtua përsëri në formën dhe trajtat fillestare të saj.

Një video e publikuar nga fotografi Fation Plaku tregon pamjen nga ajri të kësaj kishe të veçantë.

Loading...