‘Kisha frikë’ Eleni Fourera tregon pse e ka mohuar origjinën shqiptare

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka dhënë një intervistë, ku ka folur dhe për origjinën e saj shqiptare. Eleni Foureira ka prekur edhe paragjykimet për faktin e të qënurit shqiptare.”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë.

Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri. Është vendi që une e dua”.
Po ashtu Eleni ka folur edhe për vitin e vështirë ’97, kur në Shqipëri kishte trazira.

“Mbaj mend që një ditë isha në shtëpi me mamanë time dhe filloi të bie një sirenë. U zgjuam të frikësuar. Por mami na siguroi. Për dy muajt e ardhshëm ne qëndronim vazhdimisht në dysheme. Babai im, i cili tashmë ishte në Greqi për të mbledhur para, na dërgoi një taksi për të na sjellë në Greqi. Nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Ne jetonin me nje karabinë dhe ajo dilte e hynte ne te për të treguar se kishte një armë që të mos rrezikoheshim”, tha kengetarja.

Loading...