Kishin hu mbur jetën një ditë më parë, identifikohet çifti që u asfiksua (emrat)

Dy persona jane gjetur pa shenja jete ne nje apartament ne Golem te Kavajes. Policia tha se viktimat kane gjetur vdekjen nje dite me pare dhe mendohet se shkak i ngjarjes eshte asfiksia nga gazi.

Viktimat jane Mihal Jani dhe Anila Llulla. Pak kohe me pare po ne kete zone, ne nje hotel ne Qerret, u gjeten te vdekur kater turiste nga Rusia nderkohe qe ngjarja eshte ende ne hetime ne pisten e asfiksise.

Kavajë/ Informacion paraprak, Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit Mihal Jani, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Loading...