Kishte dalë të priste dru në mal, 34-vjeçari shqiptar, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Deçan. Një 34-vjeçar është dërguar i vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova.

Viktima është 34-vjeçar nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ndërkaq në momentin tragjik ka qenë duke prerë dru në Bjeshkët e Vokshit.

(E.H/Faxweb.al)

Loading...