Kishte humbur prej ditësh, 2-vjeçari në Itali u gjet nga gazetari gjatë raportimit të ngjarjes

Është gjetur 2-vjeçari në Itali, i cili u zhduk në mënyrë misterioze nga banesa. Mësohet se i mituri u gjet në pyll nga gazetari i cili po raportonte për humbjen e tij. Bëhet fjalë për Giuseppe Di Tommaso, italiani i cili teksa po raportonte, ka dëgjuar fëmijën duke qarë në pyll ka vrapuar për ta marrë atë dhe kishte ta shpëtonte atë.
“Këtë mëngjes, ndërsa isha në makinë me grupin e xhirimit, u kërkova të më linin në një zonë rreth 500 metra nga shtëpia e djalit. U futa në pyll dhe dëgjova të qarat e një djali të cilat vinin nga rreth 300-400 metra. U afrova atje dhe nisa të thërrisja emrin Nicola. Dëgjova një reagim: “Mami”. Më pas u afrova dhe pash Nicola-n. Ndërsa ishte duke kaluar edhe një makinë e policisë, e cila erdhi menjëherë dhe morën djalin e vogël”, tha gazetari për mediat vendaser.

Gazetari është quajtur hero!

Loading...