Një 43-vjeçare është arrestuar në Fier pasi lokalin që e administronte e përdorte për prostitucion.
Në Fier gjatë operacionit “Penaliteti” u ndalua shtetasja Yllka Nurja(Xhoraj) që akuzohet për “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.
Vihet në pranga një 43-vjeçare, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
Në hetim për këtë rast, 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.