Marrëdhëniet me Bashës dhe Kryemadhit nuk duken aspak mirë.
Kjo për shkak të mbylljes së protestës nga ana e kryetarit të PD Lulzim Basha.
Ashtu si edhe herën e shkuar, ky veprim i kryetarit të opozitës vjen pa u konsultuar me aleatët dhe sidomos LSI-në, gjë e cila kësaj radhe e ka tërbuar Monika Kryemadhin.
Veprimi i Bashës është pritur me të shara nga Kryemadhi duke e akuzuar si frikacak që bën pazare me Ramën .
Të njëjtën gjë Basha bëri edhe herën e fundit duke i shpërndarë njerëzisht ndërkohë që disa dhjetra metra më tej Monika Kryemadhi betohej se nuk do të iknin nga sheshi “pa shporrur Edi Ramën”.
Loading...