Kishte shkuar për peshkim, gjendet i pajetë 60-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, teksa pranë molit të peshkimit në Zvërnec është gjetur i pajetë trupi i një 60-vjeçari.

Sipas informacioneve të para shtetasi me inicialet A.J. ka qenë duke peshkuar dhe në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.

Loading...