Presidenti koreano-jugor, Moon Jae In shkarkoi dy funksionarë të lartë të ekonomisë, mes të cilëve edhe ministrin e Financave, në kontekstin e ngadalësimit të rritjes ekonomike, të rritjes së papunësisë dhe të pabarazive të theksuara të të ardhurave.
“Ministri, Kim Dong Yeon dhe shefi i kabinetit i ngarkuar me strategjinë politike, Jang Ha Sung u shkarkuan nga funksionet e tyre dhe u zëvendësuan”, njoftoi zëdhënësi i Shtëpisë Blu, presidenca koreano-jugore në një deklaratë televizive.
Sipas medias, dy personalitetet kishin për detyrë të zgjidhnin vështirësitë e ekonomisë që renditet e njëmbëdhjeta në botë.ATSH
Loading...