Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 19-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën pas përplasjes së fuqishme.
Arjana Seferi ishte duke udhëtuar me të atin në Guastalla të Reggio Emilia në Itali, kur makina e tyre humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë.
Makina e tyre drejtohej nga babai 41-vjeçar i vajzës i cili ia ka dalë të mbijetojë.
Ata ishin në një makinë Fiat Bravo, e cila u përplas me një makinë Fiat Multipla që drejtohej nga një 53-vjeçar.
Sioas mediave italiane makinat u bënë copa dhe përfunduan poshtë autostradës, ndërsa për vajzën e re nuk mund të bëhej asgjë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë pak pasi mbërriti aty.
Loading...