Kjo është adoleshentja me sindromën Down që ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës

Një adoleshente me sindromën Down ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës.

Georgia Traebert, deri më tani ka firmosur kontrata me 5 agjenci të modës pasi spikati fillimisht në rrjetet sociale.

14-vjeçarja e cila rrezaton vetëm pozitivitet, ka më shumë 50,000 ndjekës në Instagram dhe ka modeluar për emra të mëdhenj të modës në Brazil.

Fama e Georgia-s nisi kur nëna e saj, 44-vjeçarja, Rubia Traebert postoi një fotografi të vajzës së saj në Facebook për një shaka.

Fotoja u nda në vitin 2016 dhe mori më shumë se 1,000 like.

Reagimet e shumta pozitive e bënë Rubia-n që të postonte më shumë foto të vajzës dhe ajo tashmë është kthyer në një yll të vërtetë të modelingut.

Loading...