Kjo është data kur ndryshon ora këtë muaj

Vjeshta ka ardhur tashmë dhe ditët po bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë gjatë ditës.

Jo vetëm kaq, por ditën që ora ndryshon, kemi një orë më tepër në shtrat, kështu që nuk ankohemi.

Edhe këtë vit akrepat do të kthehen pas me 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë në datën 30 tetor.

Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit.

Pse kthehet ora pas?

Pas solsticit veror, i cili këtë vit ndodhi të martën më 21 qershor, ditët gradualisht bëhen më të shkurtra.

Prandaj, duke kthyer orën një orë mbrapa gjatë vjeshtës, kjo u siguron njerëzve më shumë dritë dielli në mëngjes. Kthimi i orës përpara në pranverë sjell mbrëmje më të lehta.

Fatmirësisht, pajisjet elektronike si smartfonët, e përditësojnë orën e re në mënyrë automatike.

Loading...