Kjo është e ardhmja – Një grup vogëlushësh që mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti – Nuk ka rëndësi vlera,por gjesti i pastër prej fëmije!

KJO ËSHTË E ARDHMJA !

Një grup vogëlushesh nga Lagjia e Re e Saukut në Tiranë, prej ditësh ishin organizuar për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti dhe sot i dorëzuan me anë të njërit prej shokëve në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nuk ka rëndësi vlera , shuma apo se çfarë mblodhën, por gjesti i pastër prej fëmije që ato kanë kryer dhe shpresa që përcjellin për një të ardhme më të mirë.

Këto veprime të mbushin zemrën me lumturi !
Faleminderit vogëlushe!

Loading...