Kjo është gjëja që po shkakton autizmin tek fëmijët

Foshnjat, nënat e të cilave nuk marrin mjaftueshëm mineralin e zinkut përgjatë shtatzënisë, janë më të predispozuara të zhvillojnë autizëm, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të qartë në lidhje me atë çfarë shkakton autizmin, por shumica dërrmuese e hulumtimeve tregojnë se ekziston një kombinim i faktorëve të mjedisit dhe defekteve gjenetike, transmeton lajmi.net.

Në një artikull të publikuar sot, shkencëtarët amerikanë dhe ata gjermanë thanë se kanë evidencë se nivelet e zinkut mund të jenë një nga faktorët përcaktues mjedisorë që shkaktojnë çrregullime në sjellje.

Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar nëse mund të ekzistojë një lidhje e mundshme ndërmjet niveleve të zinkut dhe autizmit.

Megjithatë, studiuesit thanë që kërkimi është në fazën e tij të hershme dhe gjetjet nuk nënkuptojnë se gratë shtatzëna duhet të fillojnë patjetër të marrin suplimente të zinkut për të parandaluar autizmin./Lajmi.net/

Loading...