Në pa nik është e gjithë bota tashmë mes kësaj gjendjeje ala rmante që ka krijuar Koronavirusi, por fatmirësisht po kursen fëmijët. Është parë se mes mijëra vik timave ka më shumë të moshuar sesa të rinj apo fëmijë.
I gatshëm çdo ditë për situatën e krijuar nga koronavirusi në mbarë botën, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se nga 75 mijë të infektuarit, vetëm 100 raste janë identifikuar tek fëmijët, por sipas tij është thënë se fëmijët e kanë kaluar lehtë pa marrë mjekim.
Ndërsa shanset janë të vogla që Koronavirusi të zhduket shpejt, lideri i OBSH ka deklaruar se nuk ka vik tima fëmijë.
“Në 75.000 raste të prekur nga koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”; është shprehur Terri Lynn Stillëell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Miçiganit.
Përqindja më e madhe e vik timave janë njerëz të moshuar, ata që kanë pasur një sëmundje ekzistente më parë në trup gjë që ndikon drejtëpërdrejt në imunitetin e tyre të dobët.
Situata me koronavirusin është kthyer në ala rm edhe në Shqipëri. Vd ekja e 6 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur fr ikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për pa nik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë./dosja