Kjo është puna më e paguar në Shqipëri

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, le të hedhim një këndvështrim mbi punonjësit shqiptarë dhe pagat e tyre.

1 Maji i ka fillesat në Çikago në 1886-n dhe më pas në 1904-n, kur sindikatat e punonjësve demonstruan në mënyrë energjetike për vendosjen e ditës së punës 8 orarëshe.

115 vjet më vonë, punonjësit shqiptarë janë më të nënpaguarit e Europës (paga minimale prej 211 eurosh është më e ulëta në Europë), punojnë mesatarisht 200 orë në vit më shumë se europianët, sipas Eurostat, ndërsa ka një informalitet në tregun e punës prej rreth 30%, çka nënkupton se një në tre punonjësi ose nuk i paguhen sigurimet.

Institucionet që i paguajnë më shumë punonjësit janë organizatat ndërkombëtare. Paga mesatare në këto institucione është rreth 152 mijë lekë (rreth 1,200 euro), sa trefishi i pagës mesatare në vend.

Në vend të dytë renditen bankat e sigurimet, me pagën mesatare prej rreth 106 mijë lekë (850 euro) në muaj.

Në vend të tretë janë Aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe teknike, me pagë mesatare 79 mijë lekë në muaj./Monitor

Loading...