Hekurosja, gatimi dhe pastrimi shtëpisë konsiderohen rëndomë si punë vetëm për gratë dhe vajzat.
Por një shkollë në Spanjë po lufton fort kundër pabarazisë gjinore. Bëhet fjalë për shkollën Montecastelo në Spanjë.
Në këtë shkollë djemve u mësohet si të gatuajnë, të hekurosin dhe të pastrojnë. Shkolla në fjalë ka ndërmarrë nismën “Barazia mësohet me veprime”.
Kjo shkollë është hapur që prej një viti në qytetin Vigos. Aty djemtë marrin edhe mësime në zdrukthëtari dhe ndërtim.
Por përgatiten edhe si elektricistë apo hidraulikë. Gjithashtu djemve u mësohet edhe ekonomia shtëpiake dhe si të qepin rroba të ndryshme.
Loading...