Mësohet emri i drejtueses së automjetit Land Rover që u përplas me furgonin që ra në greminë ku mbetën të vdekur 5 persona.
Ajo është 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. Policia dyshon paraprakisht se ka qenë mjeti Land Rover ai që ka shkelur rregullat.
Mes viktimave, krahas Bardhi Prodës, ishin edhe një çift të moshuarish, të cilës kishin shkuar për pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Tiranë.
Fiqiri dhe Drita Korçari ndodheshin në furgonin e tragjëdisë bashkë me shoferin dhe dy viktimat e tjera të paidentifikuara kur janë përplasur nga makina e drejtuar prej Rexhina Çelhakës.
Loading...