Kjo gjyshe e vërteton më së mirë se mosha është thjeshtë një numër

Mosha është bekim dhe sa më shumë rritesh, aq më shumë kupton se ditëlindja duhet festuar.

Fotografja Melissa Fe Chapman donte të bënte diçka të veçantë për ditëlindjen e gjyshes së saj 95-vjeçare.

Si fillim, Melisa e ftoi gjyshen në një festë shumë të veçantë, me miq dhe familjarë.

Megjithatë, mbesa donte që t’i realizonte asaj një set fotosh që të mos kishte asgjë të ngjashme me setet që ajo kishte realizuar herë të tjera.

“Fotoja fillestare për ditëlindjes e saj ishte fare e thjeshtë”,- tha Melissa. Por nuk mund ta linte me aq. “Por nuk mund ta ndaloja, doja ta bëja të ndihej si “princeshë”.

Në fakt, ajo ishte mbretëresha e vërtetë, ndërsa për mua ishte një pjesë e jetës, përmes këtyre fotove.

E gjithë korniza për setin e fotografive ishte fantastike. Dekori kishte përfshirë çdo gjë të bërë me dorë, lule dhe ëmbëlsira të përgatitura për një gjyshe që nuk njeh moshë.

“Birthday girl” ishte me të vërtetë e mrekullueshme edhe si modele. Edhe torta me luleshtrydhe dhe fruta ishte gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e dekorit.

Një vajzë e bukur në ditëlindjen e saj. Luleshtrydhe në një sfond të bardhë… 95 vjet janë mjaftueshëm për t’ju treguar se mosha është thjesht dhe vetëm një numër apo jo?

Loading...