Kjo nënë lind trinjakë në maternitetin e Librazhdit, infermierja i shpëton jetën asaj dhe fëmijëve

Në maternitetin e Librazhdit një nënë ka lindur trinjakë.

Por për t’i sjellë në jetë tre fëmijët, 32-vjeçarja ka kryer dy operacione të vështira të cilat zgjatën 6 orë.

Alfonia Çota raportohet se ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak dhe tani ajo bashkë me trinjakët gëzojnë shëndet të plotë.

Alfonie Çota sapo ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Për shkak të hemorragjisë ajo rrezikoi jetën. Askush nuk mund të afronte gjak në ato momente.

Por infermierja Sadete Anastasi përveç kujdesit vendosi të dhuronte edhe gjak duke i shpëtuar jetën.

Alfonia së bashku me bebet gëzojnë shëndet te plotë. Ndihet e lumtur për ardhjen në jetë të tre fëmijëve të saj, por është e shqetësuar për rritjen e tyre.

Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët.

Çifti ka edhe dy vajza 9 dhe 5 vjeçe, ndërsa familjes i janë shtuar edhe trinjakët që mbajnë emrat: Ambla, Elisjanoja dhe Damjani.

?????????????????????????????????????????????????????????
Loading...