Kjo pjatë është e njohur në të gjithë vendin tonë.Pulë me rosnica apo pulë me thërrime?

Pula me rosnica është një pjatë e njohur në të gjithë vendin tonë, në zonën e Myzeqesë njihet me emrin “pulë me rosnica” ndërsa në jugun e vendin kjo pjatë ndryshe quhet ”pulë me thërrime”
Rosnicat nuk janë gjë tjetër veçse “thërrime brumi” të përbëra nga vezë dhe miell dhe të shkërrmoqura shumë imët me dorë.

Përbërësit:

1 pule rreth 1 kg e prere ne copa

2 vezë

rreth 10 lugë miell

3 lugë gjalpë

Kripë

Përgatitja:

Ziejmë pulën në ujë me kripë për rreth 40 minuta.

Nëse pula është fshati, koha e gatimit zgjatet deri në 1 orë.
Ndërkohë përgatisim brumin e rosnicave:

në një enë hedhim dy vezët dhe shtojmë pak nga pak miell derisa brumi të rezultojë shumë I fortë.
E thërrmojmë në thërrime shumë të imta me dorë.

Në një tigan të madh shkrijmë gjalpin dhe skuqim rosnicat duke i përzierë gjatë gjithë kohës derisa të marrin ngjyrë të artë.

I lemë të ftohen pak në temperaturë ambienti dhe i hedhim tek lëngu i pulës duke i lënë të ziejnë edhe për rreth 5 minuta derisa të zbuten dhe lëngu të trashet.
I shërbejmë të spërkatura me pak lëng limoni.

Loading...