Ditën e djeshme, astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku ka dhënë parashikimin për muajin dhjetor.
“Dhjetori do jetë muaj i këndshëm por ka një ngërç të vogël. Do ecim, do përparojmë por nuk duhet t’i kapërcejmë kufijtë e ëndrrave tona sepse futemi nëpër eutopira, fantazira që nuk dihet çfarë rrugësh do na çojnë. Vetëm këtë do kemi kujdes. Fillimi dhjetorit na mban të lidhur me gjërat. Problemet e vogla do na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, është shprehur ajo.
Më poshtë gjeni parashikimin për secilën shenjë të zodiakut:
12.Virgjëresha është në këtë pozicion deri 10-ditëshin e parë të dhjetorit , fillimi i gjen pak të papërgatitur, kanë ndryshime për të bërë, për çështje familjare dhe karriere. Kush do që të bëj një ndryshim shtëpie, vendi, pune , duhet të jenë më të rezervuar, t’i marrin më ngadalë gjërat, këto ndryshime t’i bëjnë më vonë se situata është pak e mjegullt dhe mund të bëni ndonjë gabim.
11.Binjakët preken nga hena e re ky ndryshim i madh vjen nga ndryshimi i raporteve në bashkëpunime dhe ne çift, raportet do ndryshojnë në mënyrë të paqartë, vendimet qe do marrin nuk do kenë asnje lloj rëndësie, venitet roli i tyre drejtues, i ikën kontrolli, i merr për poshtë situata.
10.Dashët kanë një moment të mirë ndryshimesh, startegjie, komunikimi. Do kenë strategji por s’do japin rezultat të paktën për dhjetorin. Do kenë probkeme ekonomike. Duhet të kenë kujdes 10 ditëshin e pare. Muaji dhjetor do jetë muaj ndryshimesh familjare. Do afrohen më shume me njerëzit e familjes dhe do marrin nje vendim te madh ose planifikim shtatzënie, blerje pronësie.
9.Gaforrja do jetë pak e lodhshme perditshmeria. Do ndodh një e papritur në lidhje me punën 10-15 dhjetor dhe shumë gaforre do ndihen të lodhura, do kenë kujdes me shëndet. Do jenë gjithë emocion, do duan dashuri, përkrahje, afrimitete.
8.Luani muaj shumë të mirë por një e papritur që ndodh ne jetën erotike i lëkund besueshmërinë, mund të kenë ndonjë problem me partnerin, por do jetë kalimtare pastaj gjërat fillojnë dhe çlirohen.
7.Demi një ngritje optimizimi, një qetësim përsa i përket psikologjisë, punët, çeshtjet ekonomike, mbas datës 20 do shohin më produktivitet, shanse, mundësi të mira.
6.Peshqit kanë një lëvizje të rëndësishme në lidhje me punën dhe karrieren. Do marrin nje publicitet me shume sesa duhet. Do enderrojne ne lidhje me karrieren. Por duhet të dine ta mbajne sepse mund te kemi nje rënie drastike por nese e mbajne do arrijne nje shkalle më lart. Ne jeten personale fejesë, ose martesë.
5.Ujori do kene nje periudhe me veprimtari, njohje, miqesi, mos ngaterroni miqësinë me dashurine, mos premtoni me shume se duhet. Do kalojne shuime mire me shoqeri, udhetime, me dashurite, flirte, argetime.
4.Akrepi do i jepet nje shans për me mire ne fushen ekonomike por shpenzimet do i kalojnë mundësitë e tyre, s’do e menaxhojne mirë ekonomike, do bien pre e ndonje kurthi, mund të ngelin te pakenaqur, shume afrimitetete por jo stabilitet ne fushen e dashurise.
3.Peshoret do vazhdojne mire edhe ne dhjetor. Çeshtje familjare festa kurorëzime ne jeten personale dhe në punën.
2.Shigjetari jane lodhur pak por do çlirohen dhe do hapen rrugët, informacionet, s’do kene më pengesa ngaterrësa apo situata të paqarta. Do realizojne shumë ëndrra, dëshira do kene një dhurate te mirë gjatë dhjetorit në lidhje me ekonominë, lekë që ju detyrohen.
1.Bricjapi vemendja e kryesore e tyre do jete familja, partneri, bashkepunetoret, do duan te rregullojne ekuilibrat, pak te keqkuptuar deri ne daten 7 pastaj gjerat menaxhohen me mire, kujdes prapaskenat e vogla por do i anashkalojnë pas dates 20, 21 cdo gje funksionon me mire per ta.