Një vajzë e re është zgjuar me kokën e deformuar pas një tentative të saj për t’u kthyer nga bjonde në brune.
Estelle, 19 vjeç, studente nga Parisi ka pësuar alergji nga kimikati PPD që gjendet në 90% të bojrave të flokëve.
Alergjia filloi me kruarje dhe më pas gjatë natës koka e saj është fryrë. 19-vjeçarja u zgjua në mëngjes e tmerruar.
Ajo tha se gjuha filloi t’i zmadhohej dhe nxitoi në spital kur perimetri i kokës i shkoi në 63 cm në vend të mesatares 56.
E reja tregoi se në vend që të priste 48 orë për të lyer flokët siç rekomandohet, e aplikoi bojën pas 30 minutash. /Lajmifundit.al
Loading...