Klea Huta dhe Elgit Doda: “Ne jemi mbështetja e njëri-tjetrit në çdo gjë që bëjmë”

Ata së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina”, të cilët rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

“Ne jemi mbështetja e njëri-tjetrit në çdo gjë që bëjmë dhe sigurisht që është krahu im i djathtë. Kur ishim në fakultet unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por nuk u realizua. Më vonë kur unë po bashkëpunoja me djemtë e “Alar Band”, ata më thanë se do të realizonin një këngë me Klean. Ia propozova këngën Kleas dhe e pëlqeu dhe ndërkohë që punonin për këngën njiheshim edhe më shumë. Klea më pëlqeu, sepse i ngjan mamit tim. Unë nuk kam dashur vërtetë që të bëhesha lajm për këtë temë, por është e pashmagshme”, u shpreh Elgiti. /Lajmi.net/

Loading...