Mbrëmjen e djeshme çifti Elgit Doda dhe Klea Huta ishin të pranishëm në “Më lër të flas”, ku duket se kanë zgjidhur një çështje me rëndësi, të paktën për aktoren.
Ajo erdhi në emision mbrëmjen e sotme, duke i kërkuar llogari vëllezërve Veshaj që i marrin ‘peng’ burrin, të cilin ajo rrallëherë e sheh në shtëpi.
Huta e vuri para zgjedhes bashkëshortin e saj, të cilit i tha të zgjidhte mes asaj dhe vëllezërve Veshaj. Elgit Dota zgjodhi të grise letrën e “divorcit”, duke mos u ndarë nga asnjëri nga ata.
Klea Huta: E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por per shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit.
Elgit Doda: Hajde bjemi.
Klea Huta: I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshruash do të rrish me mua.
Elgit Doda: E grisim letrën.