Klejdi Mehmetaj: “A do të mundet tani propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimarrjen e Bundestagut”

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj komenton vendimin e grupeve parlamentare gjermane CDU/CSU dhe SPD për hapjen e negociatave për Shqipërinë me kushte.

Përmes një reagimi në Facebook, Mehmetaj shpreh keqardhjen e saj që, vendit i shtyhet sërish data për çeljen e negociatave me BE-në.

Në fund, ajo ironizon me kryeministrin teksa shkruan: “Fundja, ne kemi 3 vite që i kemi hapur shampanjat e festës”.

Reagimi i Kejdi Mehmetaj:

Kur kupton se “skanerin” e situatës ku ndodhet vendi yt e bën më mirë qeveria e parlamenti gjerman, se sa qeveria shqiptare…

A do të mundet tani propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimarrjen e Bundestagut? Çfarë justifikimesh do gjejë këtë herë shkaktari kryesor i kësaj gjendje?

Me gjithë keqardhjen e thellë që hapja e negociatave do të shtyhet sërish, duhet ti falenderojmë që i shtuan kushtet.

Fundja, ne kemi tre vite që i kemi hapur shampanjat e festës…

Loading...