Anëtari i Kryesisë së LSI Klevi Pojana në një dalje publike për mediat u shpreh se bashkia e Tiranës dhe qeveria bëjnë propagandë për situatën e tërmeteve e nuk ndihmojnë realisht njerëzit.
Pojana deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në “Facebook” një foto të vitit të kaluar nga përmbytje dhe ka gënjyer kështu qytetarët.
Pojana u shpreh se Veliaj duhet të kërkojë falje publike për publikimin e një fotoje të kaluar.
“Qeveria shqiptare ka shumë pak reagim ndaj një situate të tillë tërmeti. Qeveria bën show dhe propagandë e nuk ndihmon qytetarët realisht.
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka publikuar një foto të vitit të kaluar.
Erion Veliaj ka publikuar foto të vitit të kaluar.
Kryebashkiaku i Tiranës duhet që të kërkojë falje për këtë që ka bërë.
Qeveria dhe bashkia e kryeqytetit bëjnë propagandë”, tha Pojani.