Klevis Balliu: “13 prilli është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisje të re”

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar vijimin e ndërtimeve në Unazën e Re si dhe kanë bërë thirrje kundër qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Rama.

Si çdo mbrëmje në këtë protestë mori pjesë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili deklaroi gjatë fjalës së tij se “tashmë Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një njeri që vërtitet në ajër për tu mbushur mendjen qytetarëve se është i tillë”.

“Sot vërtitesh në çdo qytet jo për ti mbushar mendjen qytetarëve se je kryeministër, por ti mbushësh mendjen qytetarëve se nuk je kryeministër. Unë ju ftoj të qëndrojmë në këtë qëndresë historike që i dha shpresë çdo qytetari. Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës.

Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, çdo qytetarë, që të vijnë në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit e cila është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re”, tha Balliu.

Duke folur për protestën me të cilën u prit Edi Rama në qytetin veri-lindor, Balliu tha se qytetarët nuk po i ndahen e ndjekin këmba-këmbës kudo, dhe nuk do ta lënë rehat deri sa të largohet.

Ndërsa një nga banorët duke komentuar zhargonin përçarës të Ramës tha se ata që morën pjesë në takimin e tij sot në Kukës nuk ishin banorë të këtij qarku.

“Unë jam krenar për origjinën time. Ajo origjinë nuk i duron mashtruesit. Kukësi është i joni. Ato që kanë shkuar gjoja për ti prit, as 60 për qind e tyre nuk ishin qytetarë të Kukësit. Nuk ka se si ta presë Kukësi Ramën, kur ky i vendosi traun”.

Loading...