Sipas Balliut, protesta e paralajmëruar nga opozita më 31 maj nuk do të kufizohet vetëm në godinën e Kryeministrisë, por do të përfshijë edhe Surrelin.
“Edi Rama ka 5 ditë kohë të zgjedhi rrugën europiane që është dorëheqja. Data 31 maj nuk përjashton absolutisht asnjë gjë, nga Kryeministria deri në Surrel. Nuk mund të tolerohet të kemi zgjedhje vetëm me një parti. Jemi në Shqipërinë e 2019-ës.
Revolta nuk ka skenare.
Po ta shikoni herën e fundit, pavarësisht mundimit të lidershipit të PD për të ruajtur një lloj paqeje, në momentin që qytetarët iu afruan Parlamentit nuk mund të kontrolloheshin.
Sapo u afruan te parlamenti, revolta e tyre ishte e papërmbajtshme.
Nëse Edi Rama vazhdon me këto provokime vetëm do t’i hedhë benzinë zjarrit. Dua të theksoj se nuk është asgjë e rastësishme.
Çdo qytetar duhet të dalë për fëmijën e tij që të mos largohet.”-u shpreh ai.