Duke folur në sallë, Balliu është shprehur se, kërkojnë që të burgosin atë dhe të tjerët që të mos jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të të shtunës 11 maj.
Ish deputeti demokrat Klevis Balliu si dhe tre persona të tjerë të arrestuar dy ditë më parë pas përplasjes me policinë në zonën e Astirit, dolën këtë të enjte para gjykatës së Tiranës.
Për Balliun, prokurori Gjergji Tako kërkoi masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për tre të tjerët masën e arrestit me burg. Sipas organit të akuzës, në momentin që po shoqërohej në komisariat, ish deputeti ka tentuar të dalë nga xhami i thyer i furgonit, duke demtuar edhe një efektivi.
Por, këto akuza u hodhën poshtë nga balliu. ai tha se arrestimi i tij është politik dhe se në asnjë moment nuk ka goditur punonjësit e policisë. balliu theksoi më tej se ka dalë nga xhami për ti ndihmuar policine duke u kërkuar banorëve të mos qëllonin.
Ndërkohë në mështetje të te ndaluareve ishin ish deputetë të opozitës, si dhe banorët e zonës së astirit, ndërsa gjykata u blindua nga uniformat blu.